Përfitimet e Ujit me Deuterium të Ulët

Kërkimet shkencore tregojnë se procesi i plakjes është i lidhur me akumulimin gradual të gabimeve në ADN, gabime që ndodhin si rezultat i procesit të riprodhimit të ADN-së. Prandaj ka kuptim të konsiderohen faktorët që kanë një ndikim negativ mbi ADN dhe të eksplorohen efektet e heqjes së tyre nga mjedisi qelizorë. Hulumtime të reja tregojnë që, ndonëse kryesisht injorohet, oksidi i deuterit (uji që përmban deuterium) mund të luajë një rol kyç në procesin e plakjes, veçanërisht kur shoqërohet me lloje të ndryshme rrezatimi dhe faktorë të tjerë mutagjenikë.

Deuteriumi ndikon në formën e molekulave të enzimave që marrin pjesë në proceset e riprodhimit dhe riparimit të ADN-së. Hulumtimet kanë treguar se zvogëlimi i sasisë së deuteriumit zvogëlon numrin dhe llojin e ndryshimeve që pësojnë enzimat, duke reduktuar kështu ndikimin negativ të tyre në procese ku përfshihet ADN. Deuteriu funksionon si një katalizator për shkatërrimin e ADN, veçanërisht kur është i lidhur me ekspozimin ndaj rrezatimit.

Organizmi ka pronësinë e eliminimit të deuterit deri në një farë mase. Kjo vërtetohet nga fakti se përqëndrimi i deuteriut në trup është 20% më i ulët se sa në natyrë dhe në ujin e pijshëm. Nëse deuteriumi nuk do të ishte i dëmshëm për trupin, përqendrimi ndoshta do të jetë i njëjtë si në mjedis.

Pija e ujit me përmbajtje të ulët deuteriumi ndryshon nga formulat anti-inflamatore, stimuluese, vitamina dhe mjekime të tjera kundër plakjes në një aspekt kyç: ky ujë nuk e ndryshon përbërjen kimike kur tretet. I gjithë uji i konsumuar me përbërje të vogël deuteriumit ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivel qelizorë. Megjithatë, për të pasur një ndikim të matshëm, deuteri ekzistues duhet të hiqet nga trupi. Kjo ndodh më shpejt kur përqëndrimi i deuteriut në ujin e pijshëm është në një nivel shumë më të ulën se sa në natyrë. Pija me përqindje të ulet deuteri mund të mbrojë ADN-në nga gabimet dhe të mbështesë mekanizmat e riparimit të saj. Kështu që pirja e ujrave me përqendrim të urët deuterium mund të shërbej për të mbrojtur trupin dhe ta bëjë atë të funksionojë më efektivisht. Uji me përmbajtje të ulët deuteriumi nuk e rinisë organizmin, por konsumi parandalues i tij kontribuon në mbajtjen më gjatë të mirëqenies së përgjithshme të trupit, duke ngadalësuar procesin e plakjes së qelizave dhe kështu të gjithë trupit.

Efektet Anti-PlakjeKërkimet shkencore tregojnë se procesi i plakjes është i lidhur me akumulimin gradual të gabimeve në ADN, gabime që ndodhin si rezultat i procesit të riprodhimit të ADN. Prandaj ka kuptim të konsiderohen faktorët që kanë një ndikim negativ mbi ADN dhe të eksplorohen... Lexo më shumë...